'Qetësi dhe pastërti'| Rana e Hedhun zgjedhja e parë për pushuesit, 3 mijë automjete çdo ditë

2019-08-04 2

Rana e Hedhun është zgjedhja e parë e atyre që kanë zgjedhur Shëngjinin për pushimet verore. Fluksi i pushuesve është rritur ndjeshëm. Më shumë se 3 mijë automjete hyjnë çdo ditë në këtë zonë turistike. Pushuesit shprehen shumë të kënaqur. Sipas tyre, Rana e Hedhun ofron çdo gjë që ata duan në pushimet e tyre.

"Vazhdimisht vijmë këtu. Kam qejf të vij këtu. Mua më pëlqen qetësia. Është plazh që i plotëson të gjitha kushtet. Më pëlqen jashtëzakonisht shumë këtu. Është qetësia dhe pastërtia që më tërheq. Njerëzit janë shumë të dashur. Unë rri jashtë shtetit, por kur vij gjithmonë kam dëshirë të vij tek Rana e Hedhun. Këtu ka çdo gjë. Është pastër, rregull dhe thjeshtë" thanë ata.

Udhëtimi drejt bregdetit të Ranës së Hedhun nuk është më një sakrificë si një vit më parë. Rruga është asfaltuar në të gjithë gjatësinë e saj. Kjo ka bërë që të ketë një dyndje drejt kësaj zone. Ndaj ajo është një prej destinacioneve më të rëndësishme të turizmit bregdetar në Shqipëri me tendencë rritjeje të frekuentimit.